Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve të përzgjedhur për ndeshjet e tetorit ku përzgjedhës i këtyre lojtarëve është Primoz Gliha.
Për herë të parë është ftuar sulmuesi i Luganos, Shkëlqim Vladi.
Bie në sy edhe ftesa e Glihas për yjet e Ballkanit, Qëndrim Zyba e Lubardh Dellova dhe ajo e Ilir Krasniqit të Llapit për këto dy përballje të tetorit.
Të ftuar janë edhe Meriton Korenica, që ishte pjesë e Balkanit, por që tani luan në Turqi me Manisan, Albion Rrahmani te Rapid Bukureshti, ndërsa ndryshe nga shtatori – nuk është ftuar Ermal Krasniqi.
Kosova gjatë muajit tetor do të përballet me Andorën dhe Izraelin në kuadër të EURO2024, ndeshja e parë kundër Andorës do të zhvillohet me 12 tetor 2023 dhe kundër Izraelit më 15 tetor 2023.
Gjithsej nga selektori Gliha janë përzgjedhur 25 dardanë për këto dy ndeshje.