Gruaja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka publikuar punimin e temës së diplomës së bashkëshortit të saj që e kishte bërë në Akademinë Ushtarake të Zagrebit.
Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se shumë nga njerëzit e kanë njohur Agimin por, s’kanë pasur rastin të njohin bukurshkrimin e tij dhe përkushtimin e njohuritë që posedonte në fushën e tij.
“Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shum nga ju keni njohur Agimin,por nuk keni pasur rastin të njifni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studjuar,po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit,në kazermën “Ivan Goshnjak”në Zagreb”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka thënë se duke qenë se kjo temë është e rëndësishme për FSK-në, i vie keq që nuk kanë mundur ta përkthejnë në gjuhën shqipe.
“Duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesionalisht që është e mundur. Më vie keq, që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri ,përkushtim , profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe ,këtu po i paraqes pak nga ato”, ka shkruar ajo.
Agim Ramadani mori pjesë në Betejën e Koshares, ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij. /Vezhguesi/