Shoqata Down Syndrome Kosova ka bërë të ditur për një rast të tmerrshëm që ka ndodhur në një qendër në Pejë.
Në njoftim thuhet se punëtori i qendrës OPFAKOS në Pejë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije me sindromën Down, e më pas të njëjtin e ka hedhur në ujë.
Krejt kjo gjatë një aktiviteti në Velipojë të Shqipërisë, raporton Nacionale.
Prindi i fëmijës çudiërisht nuk ka pranuar ta denoncojë rastin.
Njoftimi:
Reagim Publik
Down Syndrome Kosova dënon fuqishëm dhunën fizike të raportuar ndaj një fëmije me sindromë Down.
Të shqetësuar ju njoftojmë se përmes medias sociale, facebook kemi pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down të ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë. Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën.
Që nga pranimi i këtij informacioni, DSK ka provuar të kontaktoj përfaqësuesit e OPFAKOS ku ka kërkuar që organizata në fjalë të trajtoj rastin konform normave ligjore, por nga përfaqësuesit e tyre kemi marrë përgjigje që qendra e OPFAKOS në Pejë nuk vepron nën ombrellën e OPFAKOS. Deri më tani e kemi pasur të pamundur të kemi informacion mbi funksionimin e kësaj qendre në Pejë, ku e njëjta ka organizuar këtë aktivitet në Velipojë.