Presidenti rus Vladimir Putin falënderoi të hënën luftëtarët e grupit Wagner që morën “vendimin e duhur” dhe ndaluan përparimin e tyre.
“Falënderoj ata ushtarë dhe komandantë të Grupit Wagner që morën vendimin e vetëm të duhur – ata nuk shkuan për gjakderdhje vëllavrasëse, ata u ndalën në vijën e fundit”, tha Putin në një fjalim drejtuar kombit, raporton CNN, përcjellë vezhguesi.com
Ai tha gjithashtu se ata luftëtarë do të kenë “mundësinë për të vazhduar t’i shërbejnë Rusisë duke lidhur një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes ose agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, ose të kthehen te familja dhe miqtë tuaj. Kushdo që dëshiron mund të shkojë në Bjellorusi”.v
Megjithatë, ai shtoi se rebelimi i armatosur do të ishte shtypur gjithsesi: “Solidariteti civil tregoi se çdo shantazh dhe përpjekje për të organizuar një rebelim të brendshëm do të përfundojë me disfatë,” raporton CNN.
Interesante se gjatë tërë fjalimit Putini nuk e përmendi liderin e Wagner Yevgeny Prigozhin.
Duhet theksuar se sipas disa informacioneve të raportuara, shefi i grupit ushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, është person pak i njohur në Rusi, pasi që mediat ruse kontrollohen tërësisht nga pushteti i Putin dhe në opinionin publik pak është ekspozuar emri i tij. /Vezhguesi.com/