Presidenti rus Vladimir Putin u takua në Kremlin me shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, pesë ditë pas përpjekjes për grusht shteti, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Në të vërtetë, presidenti pati një takim të tillë. Ai ftoi 35 persona në takim. Të gjithë komandantët e reparteve dhe udhëheqësit e njësive. Përfshirë vetë Prigozhinin. Ky takim u mbajt në Kremlin më 29 qershor. Ai zgjati pothuajse tre orë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit.
Peskov vuri në dukje se detajet e këtij takimi nuk dihen.
“E vetmja gjë që mund të themi është se presidenti ka dhënë një vlerësim për veprimet e njësisë në front dhe ka dhënë edhe vlerësimin e tij për ngjarjet e 24 qershorit.
“Putini dëgjoi shpjegimet e komandantëve dhe u ofroi atyre mundësi të mëtejshme për punësim,” theksoi Peskov.