Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapen me drogë në makinë.
Mediet vendase bëjnë me dije se policia gjeti në makinën e shqiptarëve gjysmë kilogram kokainë dhe 35. 800 euro cash. Droga e cila u sekuestrua vlerësohet me rreth 250 mijë euro, nëse do shitej të ndara në doza.
Shqiptarët u arrestuan gjatë një kontrolli rutinë, por më pas efektivët nisën të dyshonin se ata po fshihnin diçka në makinë. E për rrjedhojë nisën të kontrollonin mjetin e tyre.