Qeveria e Kosovës ka votuar sot vendimin për fillimin e procedurave për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Të dëmtuara gjatë periudhës së luftës 1998/99.
“ Ftoi Ministrinë e Planifikimit Hapësinorë, që të fillojë me procedurat për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë viteve 1998/99”, tha kryeministri Albin Kurti.
Sipas vendimit, qytetarët të cilët do të përfitojnë nga ky vendim, pasi të rifillojnë të banojnë nuk kanë të drejtë shitje të pronës në periudhën kohore prej dhjetë vitesh.