Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar të dielën pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit po qëndron në një vizitë zyrtare në Tiranë, shkruan vezhguesi.
Fillimisht, Rama e ka quajtur “mik të posaçëm” Kurtin, teksa tregoi se gjatë drekës së sotme diskutuan në detaje marrëveshjes e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.
“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë”, shkroi Rama në Facebook.
“Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”. /Vezhguesi/