Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, në ditën e dytë të vizitës në shtetin fqinj.
Rama: Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve.
Ditën e dytë të vizitës në Athinë, Rama e nisi agjendën e tij politike me takime në parlamentin helen, ku u takua me kryetarin Konstantinos Tasoulas.
Tasulas pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar, vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.
Tasulas përsëriti qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian, ku siç tha ai, vendet anëtare gëzojnë benefite.
Rama e falënderoi për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën evropianë të Shqipërisë.
Raporton Top Channel