Gazeta Sinjali duke cituar burime të saj po raporton se ministri i Bujqësisë, Faton peci është përfshirë në një aksident trafiku në udhëkryqin Llabjan – Artanë.
Sipas këtij mediumi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe ministri ishte duke drejtuar veturën zyrtare.
Po ashtu, raportohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi vetura civile, me të cilën u aksidentua z.Peci e ku ndodheshin pesë persona, nuk ka respektuar të drejtën e përparësisë së kalimit dhe ka goditur veturën zyrtare.
Ministri dhe pasagjeri që ishte në veturë me të, si dhe pesë të përfshirët e tjerë në aksident, të gjithë raportohet se janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Ky medium, thotë se njëri nga personat ka pësuar lëndime më të rënda dhe ka pësuar frakturë në dorë, ministri dhe pasagjeri që ishte në veturë me të janë liruar për në shtëpi, dhe të tjerët, janë dërguar në spitalin e Graçanicës.