Mediumet serbe kanë raportuar se Policia e Kosovës ka arrestuar Dragisha Milenkoviqin nga rrethina e Graçanicës nën akuzën për krime lufte.
Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga Policia.
Vezhguesi.com ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës por të njëjtit thanë se janë në mbledhje të informatave dhe nuk mund të konfirmojnë asgjë.
Ndryshe, policia ditëve të fundit ka vazhduar arrestimet në veri për sulm ndaj gazetarëve.