Qendra Evropiane për Liri të Medias dhe Shtypit është shprehur e shqetësuar me zgjedhjen e Luljeta Aliu për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Kjo brengë shprehet për faktin që sipas tyre Aliu ka qenë përkrahëse e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Jemi të brengosur me vendimin e Kuvendit të Kosovës, i kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje, për zgjedhjen e Luljeta Aliut si anëtare e KPM-së. Aliu rregullisht dhe publikisht e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e tyre”, thotë teksti.