Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar sot në procedurë të rregullt, Faruk Mujkën dhe Hysen Muzliukajn, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Pas vendimit të gjykatës ka reaguar ish kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e plotë të Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt.
Bahtiri ka thënë se ka marrë shumë telefonata nga gazetarët por nuk ka dashur të deklarohet deri në vendimin e sotëm të gjykatës me qëllim që deklaratat e tij të mos përdoren si çështje presioni.
Dje kam marrë shumë telefonata nga gazetarët për t’u deklaruar në lidhje me rastin e arrestimit të ish nënkryetarit, Faruk Mujka dhe ish drejtorit, Hysen Muzliukaj, mirëpo duke e pasur parasysh se ata kanë pas të dalin para gjykatës brenda 48 orësh, unë nuk kam dashur të deklarohem në mënyrë që deklarimi im të mos mund të përdoret si çështje presioni.
“Më erdh mirë që Gjykata ka marrë vendim për lirimin e tyre në procedurë të rregullt, dhe besoj që gjykata në fund të procesit do t’i nxjerrë të pastër si loti, ashtu siç besoj që janë.” – shkroi Bahtiri.
Postimi i plotë i tij:
Unë besoj në drejtësi, sikurse që besoj fuqishëm në pafajësinë e plotë të Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt në këtë proces.
Më erdh mirë që Gjykata ka marrë vendim për lirimin e tyre në procedurë të rregullt, dhe besoj që gjykata në fund të procesit do t’i nxjerrë të pastër si loti, ashtu siç besoj që janë.
Sa për informimin tuaj, e gjithë çështja kontestuese sipas policisë dhe prokurorisë, qendron te procedurat e shkëmbimit të një prone komunale me një pronë private në rrugën ‘Ali Zeneli’, rrugë në të cilën janë shkëmbyer shumë prona dhe po vazhdojnë të shkëmbehen, pasi që hapja e saj është me prioritet për qytetin. Në gjithë këtë proces ish drejtori dhe ish nënkryetari vetëm kanë bërë kërkesën dhe propozimin në Kuvend Komunal, përderisa vendimin e ka marrë Kuvendin Komunal me votim dhe pastaj ky proces është vlerësuar plotësisht i rregullt nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Financave, dy instancat e fundit për të kontrolluar dhe aprovuar ligjshmërinë dhe vlerësimin e pronave.
Spektaleve të tilla duhet t’iu vije fundi. Gjykata sot dha përgjigjen e parë për to.
AB