Mediat shqiptare kanë raportuar se Besnik Bislimit i është refuzuar pjesëmarrja në takimin joformal të liderëve të rajonit në Tiranë.
Por Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit, raportimet e mediave shqiptare i quan të pavërteta.
Ai thotë se pjesëmarrja e Bislimit në takimin joformal në Tiranë nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar.
Postimi i tij:
Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar.
Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.