I dyshuari për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa, është përmendur në seancën e sotme të krerëve të UÇK-së.
Atë e ka përmendur komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa kur është pyetur për qendrën e ndalimit në Majac.
“Remi” ka treguar se në atë qendër kishte marrë vesh se ishte ndaluar Sekiraqa.
Më pas, ai e kishte vizituar atë vend, i shoqëruar nga ushtarë të UÇK-së, për të cilët tha se nuk i mban mend kush janë.