Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë që udhëhiqet nga politikani destruktiv, Milorad Dodik, i afërt me Kremlinin, nuk ka qëndruar pa nderuar terroristët e vrarë në veri të Kosovës, më 24 shtator.
Një grup terrorist, të dielën – të ngarkuar me arsenal armësh e sulmuan Policinë e Kosovës, duke e vrarë policin, Afrim Bunjaku – që më pas mori gradën e heroi të Kosovës.
Ndërkaq, Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës ka shpallur tri ditë zie për terroristët. Kështu ka vepruar edhe Beogradi zyrtar duke e shpallur një dite zie, ndërsa Kisha Ortodokse është lutur për të vrarët serbë.
Kësaj ”valle“ nderimi terroristësh i është bashkuar edhe Republika Srspska në Bosnje dhe Hercegovinë – qytetarët kanë ecur në këmbë duke i nderuar sulmuesit serbë.
Serbia përkundër se nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithatë nuk është distancuar nga ta – i ka nderuar me ditë zie.
Institucionet e Kosovës po vazhdojnë të publikojnë fakte që dëshmojnë përfshirjen e Beogradit në organizimin terrorist. Një video e publikuar të martën tregon përfshirjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq në aksionin e sulmit terrorist në veri të Kosovës. /Gazeta Express