Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votuar Rezolutën që do të fuqizonte Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, 15 ditë nga miratimi i saj do të ndaheshin mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve do të miratohej Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 do të mbulohej pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë, shkruan vezhguesi.com
Kërkesa ka qenë e Partisë Demokratike.
Shefja e Grupit, Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar fillimisht diskutime mes partive, gjë që u kundërshtua nga LDK, PDK, AAK.
Konjufca ka thënë se pro kanë votuar 36 deputetë, ndërsa 53 kanë abstenuar.
Gjatë votimit në sallë ishin 93 deputetë, derisa 89 morën pjesë në votim. /Vezhguesi.com/