Gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor, pas incidentit që ndodhi gjatës së shtunës në ndeshjen në mes Trepçës dhe Vushtrrisë në hendboll.
Siç bën të ditur policia, përleshja ka ndodhur në mes disa personave, teksa disa të tjerë kanë hedhur gjësende në drejtim të tyre, transmeton Vezhguesi.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme.