RTV Dukagjini ka raportuar se Policia e Kosovës e ka ndaluar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, Danilo Vuçiq i cili po qëndron në Kosovë për shkak të festës së “Vidovdanit”.
Pas përfundimit të ceremonisë e cila u mbajt në Graçanicë, RTV Dukagjini ka shkruar se Policia e Kosovës ka ndalur veturat ku ishte djali i presidentit të Serbisë dhe ia ka larguar bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë.
Në videon e publikuar nga RTV Dukagjini, nuk shihet qartë nëse ka ndodhur ky veprim nga Policia e Kosovës, andaj është e dyshimt vërtetësia e lajmit.