Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se 26 maji ka qenë ditë mjaft e keqe për Kosovën dhe për Ballkanin Perëndimor
Pas takimit me Kurtin, ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që për ndonjë “budallallëk” të hidhen poshtë të arriturat nga Marrëveshja e Ohrit.
“Porosia jonë është se ne nuk do të lejojmë që këto mundësi nga marrëveshja e Ohrit të hedhen poshtë nga ndonjë budallallëk”, ka thënë ai.
Politikani gjerman ka deklaruar se me qasjen e djeshme, Kosova nuk mund t’i afrohet Bashkimit Evropian.