Policia e Kosovës sot ka sekuestruar drogë në vlerë të 57 mijë eurove në një shtëpi në Prishtinë.
Në njoftimin e policisë thuhet se fillimisht të dyshuarin e kishin kontrolluar në veturën e tij, në të cilën kishte shtatë qese me drogë me nga katër gramë.
Më pas, policia kishte shkuar për të kontrolluar banesën e të dyshuarit.
Gjatë operacionit të kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim: substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth 570 gramë, me vlerë tregu vendor rreth 57,000 euro.
Tri peshore digjitale, një mijë euro, para kesh,18 dollarë amerikan, 160 franga zvicerane, 20 funta angleze, 20 dinar serb, dy telefona dhe një automjet.