Serbët lokal kanë nisur vendosjen e barrikadave në hyrje dalje të Leposaviqit, transmeton vezhguesi.com
Një grup serbësh janë mbledhur sot afër objekteve të komunave në veri për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të sapo zgjedhur në zyre.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë për të siguruar një ambient të qetë për kryetarët e rinj.
Pak më parë protestuesit në Zveçan shkatërruan disa automjete të Policisë së Kosovës ndërsa u dëgjuan edhe të shtëna armësh.
Ndërsa tash, serbët kanë filluar me vendosjen e barikadave në komunat veriore.
Fotoja e siguruar nga vezhguesi gjendet në komunën e Leposaviqit. /Vezhguesi/
