Gara e dytë më e madhe evropiane për klube Liga e Evropës sonte e mbyll sezonin 2022/23.
Sevilla dhe Roma janë në finalen e madhe e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në Puskas Arena në Budapest të Hungarisë.
Për të arritur në finale, Sevilla eliminoi gjigantin anglez Manchester United në çerekfinale dhe Juventusin në gjysmëfinale.
Ndërkohë Roma rrugën për në finale kaloi pengesat si Feyenoord në çerekfinale dhe Bayer Leverkusenin në gjysmëfinale
Sevilla është skuadër eksperte në Ligën e Evropës pasi ka fituar gjashtë herë trofeun nga gjashtë finale që ka marrë pjesë.
Në anën tjetër Roma i beson trajnerit të saj Jose Mourinhos që ka luajtur në pesë finale evropiane dhe i ka fituar të gjitha.
Për dy skuadrat ky trofe është shumë i rëndësishëm, pasi triumfi në finale do të thotë se do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Si Sevilla ashtu edhe Roma në kampionat nuk kanë arritur të sigurojnë një vend që i dërgon në Champions për sezonin e ardhshëm dhe fitorja në Puskas Arena vlen shumë. /Telegrafi/