Zyrtari i lartë amerikan, Todd Robinson, ka shtyrë vizitën e planifikuar në javën e parë të qershorit në vendin tonë.
Ndihmës-sekretari në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, në prill të këtij viti, në Departamentin e Shtetit kishte nderuar me çmim Inspektoratin Policor të Kosovës, pas realizimit me sukses të operacionit antikorrupsion ku u arrestuan 74 zyrtarë policorë në operacionin e vitit të kaluar të koduar me emrin “PIKA 1 dhe PIKA 2”.
Suksesi i IPK-së ishte përshëndetur edhe nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila kishte shpërndarë postimin, duke thënë se ky është një nga operacionet më të mëdha që përfshin krimin e organizuar në historinë e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ndryshe, në vizitën e tij që ishte planifikuar të jetë 4 ditore, Ndihmës-sekretari në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, kishte paraparë një sërë takimesh me shefat e shtetit dhe qeveritarë dhe vizita në institucionet e ndryshme të sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Siç ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net, Robinson në fillim të kësaj jave, në agjendë kishte edhe një takim me Kryeministrin Albin Kurti. Ai po ashtu do të pritej në zyrën e saj edhe nga Presidentja Vjosa Osmani.
Ardhja e Robinson në Kosovë u shty me një “njoftim ndëshkues” nga erdhi nga SHBA’ja me 29 maj 2023, ku përveç se bllokoi vizitat zyrtare të qeveritareve mes Prishtinës e Washingtonit, e la Kosovën jashtë pjesëmarrjes “Defender Europe 23” – stërvitjes ushtarake e përbashkët shumëkombëshe drejtuar e Komanda Evropiane e SHBA “Defender Europe”