Gjashtë shtetas sirianë dhe algjerianë kanë rënë në prangat e policisë shqiptare pasi drejtonin të armatosur një grup kriminal të trafikut të emigrantëve.
Në tentativë për t’i shpëtuar policisë, disa prej tyre kanë qëlluar mbi ta. Pas disa orësh ndjekje nga policia vendore, policia kufitare e Kukësit dhe Policinë Kufitare e Kosovës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 6 prej tyre, si dhe shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.
Sipas policisë, vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura nga grupi.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strukturimi”, u arrestuan shtetasit: Ayoub Bahhoo, Muhaned Nasir, Nagid Alabdahah, Muhamed Shehab, Mohamed Radawin dhe Rabii Lqadi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sultan Grimashi.
Shërbimet e Policisë organizuan operacionin pasi lokalizuan grupin më fshatin Morinë.
Në fshatin Morinë, në kufirin e gjelbër me Kosovën, shërbimet e Policisë lokalizuan grupin që ndihmonte emigrantët e vendeve të treta, për kalim të paligjshëm të kufirit.