Të hënën afër orës 23:30 është dëgjuar një shpërthim i fortë në veriun e Mitrovicës dhe pas rreth gjysmë ore ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër, raporton vezhguesi.com
Lajmi për këto dy shpërthime tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Ende nuk dihet për dëmet eventuale nga këto shpërthime.