Është miratuar në parim vetëm me votat e mazhorancës projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor në Komisionin për Ekonominë dhe Financa.
Miratimi është shoqëruar me debate nga opozita, e cila kërkoi që projektligji të mos votohej pasi nuk ka informacion të mjaftueshëm.
Jorida Tabaku i kërkoi relatorit të komisionit, Eduart Shalsit që të mos votohet ditën e sotme, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen, ndërsa renditi anët negative të këtij ligji.
“Ndikimi ekonomik është arsyeja se pse qeveria po e kalon këtë ligj. Pikërisht kjo na intereson dhe ne që të diskutojmë. Kemi bërë pyetje dhe nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria. Kjo është e para politike për ekonomi të re, krijimi i një sektori të ri, dhe askush nuk dha llogari se si do zhvillohet ky sektor. Është një ndryshim shumë i madh i politikësekonomike të qeverisë. Vitet e fundit qeveria nuk ka pasur asnjë politikë ekonomikeveç kësaj.
Çfarë sektori keni hapur këto 10 vite? Çfarë ligji ke sjellë këto vite këtu për të zhvilluar ekonomi të re? Kjo është hera e parë që ky komision diskuton një ekonomi të re dhe informacioni që ne kemi është i mangët. Informacioni i qeverisë për këtë ligj është bosh! Nuk asnjë informacion për zhvillimin ekonomik që do të ketë sektori në të ardhmen! Qeveria për herë të parë në këto 10 vite sot ka sjellë një ligj që thotë se do të hapim një sektor të ri dhe ne nuk kemi asnjë informacion! Askush nuk dha llogari se si do të bëhet ky sektor“, tha Tabaku duke ngritur shqetësimin për kalimin me procedurë të përshpejtuar të këtij ligji./tch/