Një nga monumentet kryesore të zonës së Nerodimës, Shtabi i Rancës do të jetësohet brenda këtij viti.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i cili ka shkruar në Facebook se bashkë me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Bislim Zogajn kanë nënshkruar memorandum financimi për t’i hapur rrugë realizimit të këtij projekti, me qëllim ruajtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
“125 mijë euro është vlera e projektit të ngritjes së Shtabit të Rancës, punimet e të cilit fillojnë këto javë”, ka shkruar ai.