Ish i burgosuri politik nga Gjakova, Afrim Caka, i cili deklaroi në Debat Plus se krimineli famëkeq Milan Radojçiq gjatë luftës në Kosovë – konkretisht në mëngjesin e 10 majit 1999 – “ka vrarë tre persona”. Ndaj këtij deklarimi ka reaguar edhe juristi i mirënjohur Ehat Miftaraj, i cili ka ngritur disa pyetje domethënëse.
Reagimi i Miftarajt:
Afrim Caka baba i prokurores se shtetit sot tha se Radojçiqi i ka vra tre shqiptarë gjatë luftës në vitin 1999, dhe vet ka qenë dëshmitar.
Si babë i prokurorës së shtetit ne Prokurorine Themelore ne Gjakove dhe vet Caka si ish personel i Prokurorise Themelore ne Gjakove do ishte mirë të na tregonte se keto deshmi a i ka deponu ne Prokurori?
Do te ishte e pafalshme qe informatat dhe deshmite qe i publikoi sonte te mos i kete deponuar ne institucionin qe vete ka punuar dhe ku i punon sot vajza prokurore, dhe edhe me e pafalshme nese i ka deponuar dhe PSRK nuk i ka trajtuar.