Nënë e bir humbën jetën mbrëmë si pasojë e vërshimeve në Komunën e Pejës, në lagjen “Asllan Qeshme”.
Familjari i tyre (axha i 5-vjeçarit) Albert Ademaj tregoi rastin me detaje si arritën t’i nxjerrin trupat e pajetë.
“Trupin e nipit tem e ka gjet babi edhe kanë qenë në pytje 20 sekonda, dmth ka shperthy prej këtu de e ka mbush komplet katin ujë .. mandej ka shku këtu edhe prej këtu i ka nxjer trupat e pajetë. Nipin e vogël një shtëpi perfundi e kemi gjet. Ndërsa gruan e vllaut tri shtëpi ma poshtë .. Kemi fillu duke lyp, insistum ketë bodrumin se uji rrjedh prapa.. Atëherë me dy shok të mi jemi hy në ujë edhe duke kërku, pjesë pjesë, shokët e mi e dallun më para se unë, tha qetu është. U afrova, e pashë që është ajo.. Ngadalë me shokët e kemi tërheqë”, u shpreh ai.
Ndërsa qytetari që mori pjesë në kërkimin e tyre tha se Policia ani pse ka qenë prezente, ata nuk kanë ofruar ndihmë.
“Jom dal rreth orës 11 natës me kërku, ia kemi nis prej poshtë atje. Qetu njo tri shpija bodrum e kem pa trupin e pajetë. E kem thirr kunatin e vet, e kem tërheq trupin. Policia ka qenë aty, nuk hijshin aty, as nuk u zhytshin as nuk ia nijke, derisa e gjetëm na, e masi e gjetëm na thojshin mos e prekni, e tërheqim na”, thekson ai.