Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se është duke I përcjellë zhvillimet në Rusi.
Michel ka thënë se është në kontakt me liderët evropianë dhe partnerët e G7.
“Duke monitoruar nga afër situatën në Rusi ndërsa shpaloset. Në kontakt me liderët evropianë dhe @G7 partnerët.”, ka shkruar ai në Twitter.
Tutje ai u shpreh se “kjo është padyshim një çështje e brendshme ruse.”
Ndërkaq, theksoi se mbështetja për Ukrainën dhe presidentin Zelensky është e palëkundur.
“Mbështetja jonë për Ukrainën dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy është i palëkundur.”, tha ai.
Closely monitoring the situation in Russia as it unfolds.
— Charles Michel (@CharlesMichel) June 24, 2023
In touch with European leaders and @G7 partners.
This is clearly an internal Russian issue.
Our support for Ukraine and @ZelenskyyUa is unwavering.