Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar të martën aksionin e ri opozitar.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se sa herë që do të preken vlerat e shtetit, “nuk do të ketë tolerancë”.
Kështu, ligjvënësi opozitar paralajmëroi edhe protesta, transmeton Vezhguesi.
Sipas tij, Kosova është një burg burg i mbyllur, pasi disa qytetarë nuk kanë të drejtë të lëvizin, teksa shtoi se zhvillimi ekonomik është zero.
“Liria ka emër, ka qenë një projekt i ideuar nga ne. Kjo parti dhe të gjithë ata që janë në qeveri, sa herë që preken vlerat e shtetit nuk do të ketë tolerancë. Ka njerëz që kanë sakrifikuar për këtë vend dhe janë pjesë e kësaj shoqërie. Kur të dalin këta në rrugë duhet të ndryshojë situata, nuk ka më tolerancë. Ne jemi një burg i madh i mbyllur. Ca qytetarë nuk kanë të drejtën e lëvizjes jashtë vendit. Zhvillimi ekonomik është zero”, tha ai.