Mbrëmjen e kaluar janë ndezur reagimet e forta nga ana e shqiptarëve të Kosovës.
Kjo pas një veprimi skandaloz nga njëri nga televizionet e Shqipërisë, shkruan vezhguesi.com.
Bëhet fjalë për serialin “Rrushe” i cili u transmetua në “Top Channel”, e do të transmetohet çdo të martë në prime-time.
I gjithë episodi është i titruar, pavarësisht që flitet gjuha shqipe në një dialekt të moderuar të gegërishtes që thuajse është i shkrirë në atë që njihet si shqipe e standardizuar.
Reagimet kundër këtij veprimi janë të arsyeshme sepse kjo qasje paragjykon kosovarët si të pakuptueshëm dhe krijon ndasi mes dialekteve, respektivisht mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. /Vezhguesi/