Ministria e Arsimit, ka hapur tender me të cilin kërkon ekspert që do t’i monitorojë mediat të cilat kritikojnë Ministrinë e Arsimit.
Sipas tenderit, që është publikur nga pjesëtarë të shoqërisë civile, disa nga detyra që përshkruhen në të, janë si vijon:
-Është përgjegjës për monitorimin dhe analizimin e paraqitje së Minstrisë dhe titullarit në media, monitorimin e lajmeve të cilat atakojnë institucionin dhe ndërlidhen me proceset në arsim;
– Përgatit dhe shpërndan te stafi drejtues raportin ditor të monitorimit të mediave;
-pranon, regjistron dhe bënë trajtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumente publike
Albulena Nrecaj nga INPO, ka reaguar ashpër për këtë tender që synon ekspertin për monitorim të mediave që kritikojnë ministren Nagavci.
Ajo shkruan:
Kushdo qe ka me marr kete kontrate ose qe i eshte premtu qe ka me marr, le te ja nis prej qetij postimit tim, i cili e “ATAKON “ministren e Arsimit dhe Ministrine, edhe le te ja dergon para se me u mbyll tenderi, me qellim qe ky tender me u anulu qysh sot.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me parane publike po don me pagu EKSPERTE me i monitoru mediet qe e atakojne Ministrine dhe titullarin (lexo MINISTREN) dhe me pergatite raporte ditore me te dhenat se kush pe kritikon ma shume Ministren.
Kjo eshte shperdorim i parase publike.
Eshte keqperdorim e procedures se prokurimit per sherbime te vecanta.
Eshte shperdorim i detyres zyrtare.