Marrëdhëniet seksuale brenda familjes janë raste mjaft të trishta, që kanë ndodhur jo rrallëherë në vendin tonë. Ajo çka e bën edhe më të tmerrshme këto ngjarje është përfshirja e të miturve. Një ngjarje e tillë dyshohet të ketë ndodhur në një familje në Prizren, ku një 35-vjeçar po dyshohet se ka dhunuar nipin e tij 15-vjeçar.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur më 19 mars, te Tranziti i Ri në Prizren, ku B.R. (emër i njohur për redaksinë por që nuk do t’i publikohet për ta ruajtur identitetin e viktimës, për shkak të lidhjes së tyre familjare) po dyshohet se ka abuzuar me nipin e tij të moshës 15-vjeçare, në një objekt të pabanuar.
Sipas dyshimeve të para të ngritura nga Prokurori i Shtetit, 35-vjeçari dyshohet se e ka detyruar të miturin të kryejë seks oral me të.
Rasti u zbulua pasi të dyshuarit u kapën në flagrancë në objektin ku ndodhi ngjarja dhe fillimisht kishte dyshime për një vjedhje, por doli se aty i mituri është keqtrajtuar.
Pasi palët u shoqëruan në stacion policor dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor parashtroi kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Gjykata Themelore në Prizren kanë bërë me dije se pas seancës së mbajtur, i dyshuari është dërguar në paraburgim për veprën penale “Dhunimi”.