Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë sot do të mblidhet, duke filluar prej orës 12:00.
Ky trup do të shqiptojë urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës.
Sali Mustafa i njohur me nofkën e luftës komandant “Cali” është gjetur fajtor për ndalim arbitrar, torturë, dhe vrasje e paligjshme. Ai më 16 dhjetor të 2022 është dënuar me 26 vite burgim.
Ai dyshohet se këto krime janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash, në prill të vitit 1999.
Ish-komandanti i UÇK-së qe arrestuar në shtator të vitit 2020, duke qenë i pari i ftuar nga Gjykata Speciale. /Vezhguesi/