Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka folur sërish rreth sulmit terrorist në veri ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Në një paraqitje para gazetarëve, Stano tha se hetimet lidhur me sulmin terrorist duhet t’i kryejë Kosova.
“Presim bashkëpunim të plotë nga ana e Serbisë”, tha Stano.
Ai foli edhe rreth përfshirjes së Milan Radojiçiqit në sulmin terrorist.
“Të gjitha faktet duhet të verifikohen dhe të zbardhen”, theksoi Stano.
Zëdhënësi i BE-së tha se vendet anëtare janë të gatshme të vendosin masa edhe ndaj Serbisë.
“Secilën ditë dalin dëshmi të reja. Nuk i komentojmë, por presim rezultate përfundimtare që i sqarojnë të gjitha rrethanat e sulmit terrorist. Presim bashkëpunim të plotë nga Serbia. BE ka thënë qartë se jemi gati të vendosim masa edhe ndaj Serbisë, nëse vendet anëtare vlerësojnë se kanë dëshmi të mjaftueshme“, shtoi ai.
Duke komentuar deklaratat e Beogradi, se EULEX nuk është lejuar të marrë pjesë në hetime ai tha se nuk është në kompentencën e saj të kryejë këtë gjë, pasi kjo u takon autoriteteve të Kosovës.