Deputetja e Grupit Parmanetar të Vetëvendosjes, Jeta Statovci, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se synon t’i mobilizojë fëmijët serbë për luftë në Kosovë.
Sipas Statovcit, një president si Vuçiq, është fat i keq jo vetëm i Kosovës por edhe për tërë kontinentin evropian.
“Një President si Vuçiq, që bën nxitje për luftë e vdekje edhe për fëmijët 12-13 vjeç, është fat i keq jo vetëm i Kosovës si shtet fqinj, por edhe për tërë kontinentin evropian, e popullin serb në veçanti. Kjo shpjegon përse ky shërbëtor i kriminelit Millosheviq, shërbeu si Ministër i Propagandës në kohën e luftës në Kosovë, ku nuk u kursyen për vdekje as fëmijët nën 5 vjeç”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë: