Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën, ka vdekur një person aksidentalisht në vendin e punës në Suharekë.
”Viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës aksidentalisht është rrëzuar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e punës, si dhe prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore” thuhet në raportin e policisë.