Një grua ka njoftuar se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar nga tre persona.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:30 në lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të veriut.
Tutje bëhet e ditur se të njëjtit e kanë goditur viktimën në këmbë.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar nga tre persona të panjohur. Të njëjtit e kanë goditur viktimën në këmbë. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Vezhguesi.com/