Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ku ka folur rreth gjetjes së një veture me municione ushtarake dje në Zveçan ka thënë se do të kërkojë nga qeveria t’i shpallë organizata terroriste “Mbrojten Civile” dhe “Brigadën e Veriut”
Ai ka thënë se kështu do të bëhet e mundur që lufta ndaj tyre të jetë edhe më efikase.
“Unë do të kërkoj nga qeveria e Kosovës që organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Crvena Brigada” të shpallen organizata terroriste me çka lufta ndaj këtyre organizatave do të jetë edhe më efikase.”, tha Sveçla.
Më tutje, ai ka thënë se Serbia duhet të ndalë aktet kriminale dhe “tashmë terroriste” ndaj shtetit të Kosovës.