Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka uruar të gjithë qytetarët e besimit Islam në Kosovë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Më veçantë ai ka uruar policët dhe gazetarët që janë në detyrë.
“Të dashur qytetarë të Kosovës të besimit mysliman, ju uroj gëzuar Kurban Bajramin. Qofshi të gëzuar sot bashkë me familjarët dhe të afërmit tuaj. Shëndet, fat dhe lumturi uroj t’ju sjellë ky Bajram, të gjithëve ju por edhe gjithë shoqërisë e shtetit tonë.
“Dëshiroj të veçoj në këtë urim Policët e Kosovës, e sidomos ata që janë në shërbim. Puna e institucioneve të rendit mundëson që qytetarët tanë, pa dallim feje apo etnie, të jetojnë, të punojnë e të festojnë të qetë”, ka shkruar ai.
“Njëkohësisht uroj edhe gazetarët, sidomos ata që janë në shërbim në terren. Është vërtetuar kohët e fundit se raportimet objektive nga gazetarët e terrenit, ndihmojnë në mbarëvajtjen e qetësisë publike dhe në zbatimin e ligjit”, shtoi Sveçla.