Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shpërndarë një video në Twitter për të cilën thotë se e tregon se si janë kidnapuar tre zyrtarët policorë të Kosovës nga policia serbe.
Ai ka deklaruar se ky ishte një rrëmbim i planifikuar dhe se kjo është një vepër kriminale.
“Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 kilometër larg kufirit”.
“Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka thënë Sveçla.
A planned abduction. A criminal act.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 21, 2023
The video below, shows how Serbian forces, w/direct order from Vucic, abducted our KP officials, deep w/in the territory of 🇽🇰. Exactly 1km away from the border. Serbia has to stop disinformation & release our officers now. pic.twitter.com/XAfpAAkjjt