Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka reaguar Prokurorisë së Shtetit, për heshtjen karshi keqpërdorimeve, që ai thotë se i ka denoncuar.
Rasti ka të bëjë me disa vila në Stankaj të Rugovës që sipas Pecit, janë të ndërtuara në tokën e shtetit.
Ato u ndërtuan nga njerëzit që e kanë pasur mandatin për ta ruajtur pronën shtetërore e jo për ta keqpërdorur atë, thotë Peci.
“Çile guri gojën prokuroria, Po, duke heshtë bash si këto villat e gurit në Stankaj të Rugovës, të ndërtuara në tokë të shtetit bash nga ata që për mandat kanë patur ruajtjen e tokës dhe pronës shtetërore e jo keq-përdorimin e saj”, shkroi Peci në Facebook.
Postimi i plotë: