Ka filluar përleshja në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbudhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.
Sipas raportimeve ka të shtëna me armë zjarri.
Nga pamjet që janë transmetuar live nga qytetarët shihet se është hedhur gaz si dhe dëgjohen krisma armësh.
Pas të shtënave para komunës së Zveçanit, serbët e tubuar janë dëgjuar duke thirrur “ubij”, që në shqip do të thotë “vrite”.