Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.
Plagosja ka ndodhur në një kafene në lagjen ‘Dardania’ në kryeqytet.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka siguruar lokacionin ku ka ndodhur rasti.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.
I lënduari është dërguar në emergjencë ndërsa ende nuk ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore.