Lansimi i kufjeve të reja Extended Reality (XR) të Samsung që pritej të bëhej në shkurtin e 2024-shit është shtyrë për një periudhë prej 3 deri në 6 muaj, raporton SBS Biz.
Mediumi korean pretendon se Samsung fillimisht kishte planifikuar të fillonte prodhimin masiv të kufjeve të tij XR në fillim të vitit të ardhshëm.
Konglomerati korean vendosi të rishikojë të gjitha specifikat dhe dizajnin e kufjeve XR për shkak të specifikave të Apple Vision Pro, duke shtyer kështu lansimin e tyre edhe më tej, shkruan GSM Arena.
Teksa Samsung ka vendosur të rishqyrtojë specifikat dhe dizajnin e kufjeve të reja XR, gjërat nuk po shkojnë mirë as për Apple pasi Vision Pro po përballet me probleme të prodhimit.
Gjiganti amerikan ka ulur objektivin për të shitur 1 milion njësi Vision Pro gjatë muajit të parë të lansimit.
Apple thuhet gjithashtu se po planifikon një prezantim të ngadaltë të Vision Pro, dhe kufjet do të jenë në dispozicion për blerje vetëm me rezervim. /Telegrafi/