Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë. Tre pjesëtarë të një familje nga Tirana, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det.
Sipas njoftimit të parë të Policisë, personat e mbytur në det thuhej se ishin nga Kosova, por më von vetë Policia e Shtetit konfirmoi që të njejtit janë nga Tirana.
Njësitë përkatëse kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Gazetarja e Euronews Albania, ka raportuar në një lidhje direkte se qytetarët e pranishëm kanë thënë se ambulanca ka ardhur një orë e gjysmë me vonesë. Gjithashtu ajo ka shtuar se në vendin ku ndodhi tragjedia nuk kishte as roje bregdetare.