Kanë arritur në Kosovë tre policët që u liruan në procedurë të rregullt nga Gjykata e Kralevës.
Ata janë pritur nga kolegët e tyre në pikën kufitare në Merdarë.
Policët janë liruar me vendim të Gjykatës së Kralevës, të cilit ishin rrëmbyer më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.
Arrestimi i tyre kishte nxitur reagime të shumta nga institucionet e Kosovës, të cilat edhe kishin kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tyre.

