Tre persona që u plagosën në Pejë para dy netësh, dyshohet të jenë qëlluar me armë shkaku i një veture Golf 3.
Kështu thuhet në dosjen e Prokurorisë të cilën e ka publikura Insajderi.
“Vetura ishte e një familjari të Agron Gashit, me inicialet F.G., i cili dëshironte që atë t’ua shitste tashmë të dëmtuarve, Jeton, Jetard dhe Jetnis Berisha. I shoqëruar bashkë me F.G. ishte edhe Agron Gashi, i cili sipas Dosjes së Prokurorisë, në bisedë e sipër përdorë fjalët: “qaj person që lyp me ja shk*rdhy nonën unë ja shkredhej, ja rrasi alltin në gojë”. Pas kësaj i dyshuari Agron Gashi, kap për fyti Jetard Berishën. Sipas Dosjës, pas disa minutash, Agron Gashi, kthehet në vendin e njëjtë me armë në dorë. Aty ai fillon të shtijë ndaj të dëmtuarve, me qëllim që t’i privojë nga jeta”, thuhet në dosje.
Prokuroria po kërkon paraburgim për personin e dyshuar.